Sulmuesi në Shtëpinë e Bardhë ka hyrë edhe në pjesët më të siguruara të rezidencës

Uashington, 30 shtator 2014 (MIA) - Amerikani i cili para dhjetë ditëve u arrestua, pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ka shkaktuar incident më të ashpër të sigurisë se ai për të cilin deri më tani ka qenë në dijeni opinioni amerikan, zbulon "Uashington Post" duke iu referuar burimeve të paidentifikuara.

Gazeta shkruan se Omar Gonzales (40), jo vetëm se ka hyrë në ndërtesë, por ka arritur të vijë deri te "Dhoma Lindore" e cila shquhet si pjesë shumë e sigurt në Shtëpinë e Bardhë. Kjo hapësirë ka një status të tillë të sigurisë, pasi që përdoret për pritje zyrtare, por edhe për fjalimet e presidentit të SHBA-së.

Në të gjitha raportet e deritanishme për incidentet, është përmendur se Gonzales është ndaluar nga sigurimi pas sulmit, në hyrjen e njohur si "Nort Portiko" pasi e ka kaluar gardhin.

Kjo është hera e parë, që të kuptohet se Gonzales ka arritur të futet në Shtëpinë e Bardhë dhe të "vrapojë te Dhoma lindore" pa u vërejtur dhe pa u ndaluar nga sigurimi i presidentit.

Ekspertët e sigurisë sqarojnë se bëhet fjalë për një incident mjaft të rëndë dhe të rrezikshëm, si dhe për lëshim të madh të Shërbimeve sekrete të SHBA-së, i cili kujdeset për sigurinë e presidentëve amerikanë, derisa janë në Shtëpinë e Bardhë apo jashtë saj.

Menjëherë pas incidentit është hapur kërkim zyrtar për atë se kush dhe ku është fshehur në rrjetin e fuqishëm të sigurisë që ekziston në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa drejtoresha e Shërbimit Sekret, Xhulia Pirson është thirrur për t'u marrë në pyetje nga një komitetit i kongresit.

Omar Gonzales i cili është veteran i ushtrisë irakiane, gjatë sulmit ka qenë i armatosur, kumtoi pas arrestimit policia. Gjatë bastisjes në automjetin e tij janë zbuluar dy pushkë, armë të ndryshme dore dhe shumë municion, si dhe një hartë e detajuar e Uashingtonit, në të cilën ka qenë Shtëpia e Bardhë.

Sipas "Uashington Post" Gonzales është ndaluar njëherë nga policia në shtetin federal Virxhinia, ndërsa gjatë korrikut, dy herë është marrë në pyetje nga policia, por është konstatuar se ai nuk paraqet kanosje për sigurinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail