Në BE janë regjistruar tetë raste të të infektuarve me ebolën

Bruksel, 8 tetor 2014 (MIA) - Në Bashkimin Evropian janë regjistruar tetë raste të personave të infektuar me ebolë, deklaroi zëdhënësi i KE-së Frederik Vensan.

Ai theksoi se nuk ekziston rrezik nga epidemia.

"Të gjitha rastet e të infektuarve janë të lidhura me persona që janë kthyer nga rajonet në Afrikë" theksoi ai.

Vensan thotë se në Evropë respektohen rregullat e rrepta lidhur me këtë sëmundje dhe për këtë shkak kësaj "nuk ka rrezik nga përhapja e sëmundjes apo fillimi i epidemisë".

Kryeministri britanik Dejvid Kameron sot për herë të parë do të udhëheqë me Komitetin e krizës së Qeverisë për shqyrtimin e kërcënimit nga ebola në përpjekje të qetësohen tensionet në opinion nga mundësitë për përhapjen e virusit vdekjeprurës në Evropë.

Çmimi ekonomik nga ebola mundet që Afrikës Veiore t'i kushtojë 32 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2015 nëse epidemia zgjerohet jashtë tre shteteve më të prekura kumtoi Banka Botërore.

Organizata e KB-së për ushqim dhe bujqësi (FAO) kumtoi se kanë filluar me programin e ri për mbështetjen e popullsisë në Afrikën Perëndimore të prekur nga epidemia me ebolë. FAO ka dërguar thirrje urgjente për mbledhjen e 30 milionë dollarëve për financimin e këtij programi për mbështetjen e bujqësisë në Siera Leone, Liberi dhe Guine.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail