Horror në Siri, viktima me kokë të prera në rrugë



Të mbijetuarit e luftimeve në Kobani kanë folur për tmerret që ata kanë parë, pasi ISIS ka marrë nën kontroll një pjesë të qytetit.

Refugjatët në Suruc, në Tukey, rrëfyen të tronditur, se si militantët ekstremistë u prenë kokët të afërmve dhe fqinjëve të tyre. Ata treguan se kishin parë qindra kufoma pa kokë në qytetin e kontrolluar nga grupi terrorist. Ezani Amin, 38 vjeç, baba i katër fëmijëve deklaroi se ka parë “dhjetëra, ndoshta qindra trupa me kokë të prera”.

“Të tjerët kishin vetëm duart apo këmbët e prera. Kam parë fytyra të gjakosura me sytë apo gjuhët e prera. Nuk do ta harroj kurrë atë që kam parë për sa kohë që do të jetoj”, tha ai.

Të premten, i dërguari i OKB-së në Siri, paralajmëroi se qindra persona të bllokuar në Kobani do të “masakroheshin” nga militantët nëse qyteti do të binte plotësisht në duart e tyre. Atyre do iu ngelej një korridor i vogël i hapur për t’u larguar, por edhe kjo do të ishte tepër e vështirë.

Deri tani më shumë se 200,000 persona kanë ikur përtej kufirit në Turqi, por 700 kanë mbetur ende brenda qytetit. Militantët ISIS kanë vendosur të rrethojnë qytetin e Kobanit. Burimet nga vendi thonë se ata kanë marrë pothuajse gjysmën e qytetit nën kontroll.

Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut deklaroi se gjatë luftimeve janë vrarë 36 luftëtarë të Shtetit Islam, ndërsa tetë luftëtarë kurdë kanë vdekur.

Lajmi u bë publik pas shfaqjes së dy videove gjatë fundjavës, njëra që tregonte luftimet në rrugët e Kobanit, dhe tjetra që tregonte rekrutimin e ushtarëve për t’u trajnuar për të luftuar përkrah ISIS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail