Parandalohet përpjekja e SHI-së për pushtimin e Kobanit

Damask, 18 tetor 2014 (MIA) - Forcat kurde në qytetin sirian Koban sot parandaluan një përpjekje të re të ekstremistëve të Shtetit Islamik për ta pushtuar qytetin.

"Gjatë natës koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja kreu pesë sulme mbi pozitat e SHI-së në Koban", deklaroi përfaqësuesi kurd, Idriz Nasen.

Në ndërkohë, armata amerikane kumtoi se edhe krahas shenjave inkurajuese, sulmet ndoshta nuk do ta pengojnë pushtimin e Kobanit nga ana e SHI-së, duke shtuar se prioritet i saj është lufta kundër islamistëve në Irak.

Pjesëtarët e SHI-së e granatuan anën siriane të vendkalimit kufitar me Turqinë, e cila është rruga e vetme për furnizimin e luftëtarëve kurdë, por edhe rruga e vetme për arratinë e civilëve nga Kobani.

Obsrvatori sirian për të drejta të njeriut kumtoi se xhihadistët kanë dërguar një numër të madh të ushtarëve në Koban.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail