Ban Ki-mun bëri thirrje për zgjidhje politike për krizën në Siri

Nju-Jork, 22 tetor 2014 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun paralajmëroi se në qoftë se ndaj kërcënimit, të cilin e paraqet grupacioni Shteti Islamik në Siri reagohet vetëm me mjete ushtarake, kjo do ta përforcojë radikalizimin e grupeve të tjera të armatosura sunite dhe do të shkaktojë valë të re të dhunës.

"Qëllimi afatgjatë në Siri edhe mëtej është gjetja e zgjidhje spolitike", tha Ban në seancë të Këshillit të Sigurimit të KB-së, kushtuar gjendjes në Lindjen e Afërt.

I dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura paralajmëroi se mijëra persona mund të vriten, në qoftë se qyteti sirian Kobane bie në duart e islamistëve.

Ban theksoi se Kobane është vetëm një prej vendbanimebe të shumta në Siri, ku ka kanosje të drejtëpërdrejtë për popullsinë civile.

Përveç sulmeve të ashpra të SHI-së edhe Qeveria siriane vazhdon në mënyrë brutale t'i sulmojë vendbanimet", tha Ban dhe i bëri thirrje KS-së që t'i mbështesë përpjekjet e De Misturës për zvogëlim të vuajtjeve të popullit sirian dhe për kontribut për zgjidhje politike të konfliktit.

Në seancën e mbrëmshme Ban deklaroi se po fillon hetim i pavarur për sulmet, e kryera ndaj objekteve të KB-së gjatë luftës së paradokohshme të zhvilluar nga Izraeli kundër luftëtarëve nga Hamasi në Rripin e Gazës, si dhe se pohimet se objektet e Organizatës janë shfrytëzuar si depo për armë.

Gjatë konfliktit 50-ditor janë dëmtuar ose rrënuar dhjetëra mijë ndërtesa animi, ndërs a108 mijë persona mbetën pa kulm mbi kokë në territorin palestinez. Në njërin prej sulmeve të forcave izraelite jetën e kanë humbur mbi dhjetë persona, të cilët kanë kërkuar strehimore në një shkollë të KB-së.

Izraeli theksoi se po sulmon edhe objekte të KB-së, për shkak se luftëtarët e Hamasit i shfrytëzojnë si depo për armë/

Në luftën jetën e kanë humbur mbu 2.000 palestinezë, prej të cilëve shumica civilë. Bilanci i viktimave në anën e Izraelit ishte 67 ushtarë dhe gjashtë civilë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail