Forcat siriane kanë shkatërruar dy prej aeroplanëve të grabitur nga IS-i

Damask, 22 tetor 2014 (MIA) - Forcat ajrore siriane kanë shkatërruar dy prej tre aeroplanëve që ekstremistët e grupit Shteti Islamik javën e kaluar i kanë grabitur dhe shfrytëzuar për fluturim provë mbi Alepon, kumtoi ministri sirian për Informim Omran al-Zubi.

Për televizionin shtetëror sirian Al-Zubi deklaroi se forcat qeveritare i kanë qëlluar aeroplanët gjatë lëshimit të tyre në pistë në bazën ajrore Xhara, në pjesën lindore të provincës Alepo.

Ministri shtoi se Aviacioni ushtarak sirian heton pas aeroplanit të tretë.

Aktivistët sirianë të premten kumtuan se ekstremistët e IS-it  me tre aeroplanë luftarakë M dhe G  kanë fluturuar mbi bazën Xhara, ndërsa për këtë u kanë ndihmuar ish pilotët e Aviacionit irakian.

Këto raporte nuk mundeshin të konfirmohen nga një burim i pavarur.

Përfaqësuesit amerikan kumtuan se nuk disponojnë me informata se ekstremistët e IS-it kanë fluturuar me aeroplanë si përkrahje për luftëtarët e tyre në Irak dhe Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail