Internet më së shumti shfrytëzojnë nxënësit dhe studentët

Shkup, 31 tetor 2014 (MIA) - Përafërsisht 70 për qind e amvisërive të Maqedonisë kanë qasje në internet nga shtëpia, ndërsa më së shumti e kanë shfrytëzuar edhe studentët.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2014,  68,3 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia dhe është për 3,3 për qind më shumë në krahasim me këtë kuartal të vitit të kaluar.

Pjesëmarrja e amvisërive  me internet me shtrirje të gjerë në numrin e përgjithshëm të amvisërive është rritur prej 65 për qind në vitin 2013, në 67,7 për qind në vitin 2014.

Pothuajse të gjitha (99,1 për qind) e amvisërive me qasje në internet, kanë pasur shtrirje të gjerë (fikse dhe mobile) lidhje të internetit.

Në tremujorin e parë të vitit 2014, nga popullata e tërësishme të moshës prej 15 deri në 74 për qind, kompjuter kanë shfrytëzuar 67,6 për qind, ndërsa internet kanë shfrytëzuar 68,1 për qind. Internet më së shumti kanë shfrytëzuar nxënësit dhe studentët përkatësisht 96,3 për qind, 55,2 për qind e shfrytëzuesve të internetit në tremujorin e parë prej vitit 2014 kanë përdorur celularë ose telefon të mençur për qasje të internetit jashtë shtëpisë ose në punë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail