Presidenti i Burkina Fasos ka parashtruar dorëheqje

Uagadugu, 31 tetor 2014 (MIA) -  Presidenti i Burkinas Faso, Blaise Kompaore, ka thënë se ka dhënë dorëheqje, për shkak të protestave të dhunshme kundër sundimit të tij 27-vjeçar.

Kompaore ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe transparente brenda 90 ditësh.

Shefi i ushtrisë, Honore Traore, ka thënë se ka marrë kryesimin e shtetit.

Zhvillimet vijnë një ditë pasi protestuesit kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit, duke vënë në flakë disa pjesë të saj.

Ata kanë thënë se duan të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Kompaore të garojë për mandatin e pestë.

Opozita ka thënë se rreth 30 njerëz janë vrarë në përleshjet me policinë, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Kompaore është në pushtet qysh në vitin 1987.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail