Netanjahu urdhëroi që të rrëzohen shtëpitë e vrasësve të sinagogës në Jerusalem

Jerusalem, 18 nëntor 2014 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu urdhëroi që të rrëzohen shtëpitë e sulmuesve, të cilët i vranë katër besimtarët në sinagogën në Jerusalem, transmetuan mediat amerikane.

Kryeministri, gjithashtu urdhëroi që të rrëzohen shtëpitë e palestinezëve të cilët kanë qenë të involvuar në sulme të tjera kohëve të fundit.

Nuk theksohet se kur do të kryhen këto urdhra.

Izraeli në vitin 2005 e ndaloi praktikën e kritikuar ashpër për rrëzimin e shtëpive të palestinezëve pasi disa persona zyrtarë vlerësuan se kjo masë nuk është mjet efikas për hakmarrje. Para ca kohësh, megjithatë, kjo taktikë përsëri filloi të zbatohet në disa raste të ndara.

Zëdhënësja e Departamentit Shtetëror, Xhen Psaki konfirmoi se tre prej katër viktimave të sulmit mbi sinagogën në Jerusalemin Perëndimor kanë shtetësi amerikane, transmetuan mediat amerikane.

Paraprakisht u kumtua se tre nga viktimat kanë shtetësi të dyfishtë izraelite dhe amerikane. Për viktimën e katërt, megjithatë, theksohet se ka shtetësi të dyfishtë izraelite dhe britanike, gjë që u konfirmua nga Ministria britanike për Punë të Jashtme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail