Protesta në Ohajo për shkak të vrasjes së një djaloshi 12-vjeçar

Klivlend,26 nëntor 2014 (MIA) - Me marsh protestues të disa qindra protestuesve, mbrëmë, në Klivlend përkohësisht është ndërprerë një autostradë frekuentuese, në shenjë proteste për shkak të incidentit në të cilin para disa ditësh u vra një djalosh 12-vjeçar, i cili para policëve nga rripi nga nxjerrë një pistoletë lodër.

Gjatë protestës së mbrëmshme policia e ridestinonte komunikacionin, por nuk ndërmori masa kundër protestuesve të cilët fillimisht u ulën në mes të një udhëkryqi të madh, ndërsa më pas kanë shëtitur pranë Gjykatës së qytetit dhe kanë dalë në autostradë, duke brohoritur parulla: "Duart lart, mos shtini" dhe "Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe", transmetuan mediat amerikane.

Djaloshi, Tamir Rajs është vrarë të shtunën, pasi në të ka shtënë një polic i cili në terren ka dalë sipas paraqitjes së një personi të panjohur se dikush në fushën sportive po shëtitet "me pistoletë me siguri të rreme".

Policia ka shtënë në drejtim të djaloshit i cili ka refuzuar t'i çojë duart lart dhe dorën e ka vënë në rrip, në të cilin ka pasue diçka që i ka ngjarë pistoletës. 

Policia më pas ka përcaktuar se Tamir ka pasur replikë të pistoletës, gjegjësisht pistoletë ajri me saçma plastike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail