KB: Gjendje e jashtëzakonshme në Gazë për shkak të përmbytjeve

Nju-Jork, 28 nëntor 2014 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë palestinezë (UNVRA) shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Gazë për shkak të përmbytjeve që e përfshinë qytetin në reshjet e rrëmbyeshme disaditore të shiut.

"Qindra banorë të zonave të përmbytura në pjesën veriore të Gazës, nga lagjja Sheik Radvan, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre" theksohet në kumtesë.

Në Rripin e Gazës rreth 100.000 palestinezë ende nuk kanë çati mbi kokë, tre muaj pas ndërprerjes së zjarrit, me të cilin iu dha fund përleshjeve të përgjakura 50 ditore mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ndërtimi i shtëpive ende nuk ka filluar.

Tani për tani në zonat e Gazës të përfshira nga përmbytjet nuk ka viktima, por situata është e vështirë, për ç'arsye UNRVA filloi me dërgesë të karburantit për komunat, institucionet mjekësore dhe objekteve për furnizim me ujë.

Përfaqësuesi i UNRVA Robert Tarner deklaroi se agjencia është shumë e shqetësuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në fillim të sezonit, si dhe shkatërrimet dhe dëmet gjatë konfliktit të fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail