Tetë fëmijë gjehen të vdekur në një shtëpi në shtetin australian Kuinslend

Sidnei, 19 dhjetor 2014 (MIA) - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kairns, në shtetin australian Kuinslend, tetë fëmijë janë gjetur të vdekur në një banesë, ka bërë të ditur policia.

Fëmijët janë të moshës nga 18 muajsh deri në 15 vjeç. Mediat australiane kanë raportuar se fëmijët janë qëlluar me thikë, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia. Në banesë është gjetur edhe një grua, rreth 34 vjeçe, e plagosur me thikë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia australiane e ka cilësuar ngjarjen si tragjike, por nuk ka dhënë asnjë arsye për shkaqet e vdekjes së fëmijëve.

Shtëpia është rrethuar nga forca të shumta policie të cilët po kryejnë kontrolle të imtësishme në territorin jashtë banesës. Inspektori i policisë, Bruno Asnicar u ka thënë gazetarëve se nuk mund të konfirmonte nëse fëmijët ishin nga e njejta familje. Ai tha se aktualisht besohet se janë tetë fëmijë të vdekur, por ky numër edhe mund të ndryshojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail