Verilindja e SHBA-së është goditur nga stuhia e fuqishme e dëborës

Nju-Jork, 28 janar 2015 (MIA) - Shtetet federale amerikane në pjesën verilindore të vendit janë goditur rëndë nga stuhia e fuqishme e dëborës, e cila edhe më tutje zgjat, me ç'rast në disa vende shtresa e borës arriti deri 90 centimetra, lajmëroi DPA.

Paralajmërimet për stuhinë mbesin në fuqi në rajonet bregdetare të shteteve Masaçusets, Mejn, Nju-Hempshir dhe Roud Ajlend.

Bostoni, ku shtresa e dëborës arriti 50 centimetra, pret reshje të edhe 30 centimetrave borë.

Rreth 35 mijë persona në Masaçusets janë pa energji elektrike për shkak të të reshurave të rrëmbyeshme të borës dhe erës së fuqishme.

Në disa pjesë të shtetit linjat për transmetim të energjisë elektrike janë ndërprerë për shkak të ngrirjes ose grumbullimit të borës. Disa qytete bregdetare në Masaçusets janë përmbysur.

Në Nantiket, ishull i vogël pranë brigjeve në Masaçusetsit, ku erërat arritën shpejtësi prej 120 kilometrave në orë, të gjithë 13 mijë banorët mbetën pa energji elektrike, ndërsa rajonet qendrore të qytetit janë përmbysur.

Mbetet në fuqi ndalesa për udhëtim në pjesën lindore të Masaçusetsit edhe krahas asaj që autoritetet në Nju-Hempshir dhe Mejn i ndërprenë kufizimet në komunikacion.

Ndërkohë jeta është normalizuar në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, ku stuhia ishte më e dobët se që është pritur.

Shërbimi hidrometeorologjik kombëtar e ndërpreu paralajmërimin për stuhinë e dëborës në rajonin e Nju-Jorkut, por mbetet në fuqi paralajmërimi për stuhi dimërore dhe pritet që mbi shtresën e tanishme të borës prej 20 deri në 30 centimetra të bien edhe dy deri pesë centimetra borë. Shkollat dhe institucionet shtetërore mbesin ende të mbyllura.

Ndalesa për udhëtim është ndërperë edhe në Nju-Xhersi dhe në disa pjesë të Konektikat.

Në tre aeroportet kryesore të Nju-Jorkut mbrëmë janë anuluar mbi 2.700 fluturime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail