Netanjahu: Nuk kam për qëllim të shpreh mospërfillje për Obamën

Uashington, 3 mars 2015 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se me fjalimin e tij në Kongresin amerikan, nuk ka për qëllim të shprehë mospërfillje për presidentin Barak Obama.

Netanjahu do të flasë sot në Kongresin për Iranin  dhe për negociatat që bashkësia ndërkombëtare i zhvillon me Teheranin për zgjidhje diplomatike për programin e rij kontravers bërthamor, me ftesë të kryetarit, Xhon Bener.

Paraprakisht, në fjalimin e tij para personaliteteve udhëheqëse nga lobi me ndikim amerikano-hebraik, kryeministri izraelit tha se ai "më së paku, dëshiron që Izraeli të bëhet çështje ndërpartiake në SHBA", por vizita e tij veçmë është thellë e partizuar dhe tani shërben si diskutim i fuqishëm që e udhëheqin demokratët dhe republikanët.

Në Uashington, Netanjahu po qëndron si mysafir i republikanëve amerikanë të cilët edhe e organizuan këtë vizitë, që zhvillohet jashtë nga protokolli i zakonshëm, sepse është ftuar të flasë në Kongres, pa u konsultuar paraprakisht kryetari Bener me Shtëpinë e Bardhë.

Republikanët edhe vetë e kundërshtojnë marrëveshjen me Iranin dhe ftesa e tyre për Netanjahun vlerësohet si një tentim për ta lënduar presidentin Obama, pasi ai paraprakisht u kërcënua me veto nëse Kongresi në të cilin tani dominojnë republikanët, voton sanksione të reja për Teheranin.

Kryeministri izraelit nuk do të pritet në Shtëpinë e Bardhë, që rasti i parë i tillë në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa sqarimi zyrtar është se bëhet fjalë për rregullin veçmë të vendosur, presidenti i SHBA-së të mos pranojë liderë politikë gjatë kohës parazgjedhore në vendet e saj, siç është rasti, tani me Izraelin, ku për dy javë mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në Uashington, megjithatë, pohohet se reagimi i tillë nuk është protokollar, por politik. Shtëpia e Bardhë është ofenduar nga vendimi i Netanjahut që të vijë në SHBA dhe të flasë para kongresistëve për Iranin dhe programin e tij bërthamor, në përfundim të negociatave midis grupit Pesë plus një (pesë anëtarë të Këshillit të Sigurimit ë KB-së dhe Gjermania) edhe përveç sugjerimit të mos e bëjë atë pikërisht tani.

Kryeministri izraelit ashpër e kundërshtoi arritjen e marrëveshjes me Teheranin dhe konsideron se SHBA-ja dhe aleatët e saj nga grupi, bëjnë gabim, duke i lëshuar Iranit, me çka e sollën në rrezik mbijetesën e Izraelit.

Netanjahu beson se me marrëveshjen e autoriteteve në Teheran u jepet mundësi për disa vite t'i krijojnë kapacitetet e nevojshme për ndërtimin e bombës bërthamore.

Ai refuzoi të takohet me grupin e senatorëve demokratë, pas çka shumica e kongresistëve të shquar nga Partia demokratike refuzuan të marrin pjesë në seancën e sotme në të cilën do të flasë Netanjahu.

Në seancën e kongresit nuk do të marrë pjesë edhe nënpresidenti Xho Bajden, por kryeministri izraelit konsideron se ai ka ardhur për ta siguruar Kongresin në nevojën që të bllokohet marrëveshja që duhet të bëhet me autoritetet në Teheran.

Disa nga demokratët amerikanë e akuzojnë se "harron" çka SHBA-ja deri më tani ka bërë për Izraelin, përderisa opozita e atjeshme pohon se me grindjen e shkaktuar me amerikanët, dëshiron vetëm t'i fitojë në anën e tij "sokolët", e skenës politike izraelite.

Ambasadorja amerikane në KB, Samanta Pauer, deklaroi mbrëmë se marrëdhëniet amerikane-izraelite asnjëherë nuk do të partizohen, por ajo mendon se negociatat me Iranin janë një zgjidhje e drejtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail