Hilari Klinton kërkoi të publikohen porositë e saj elektronike si sekretare e shtetit

Uashington, 5 mars 2015 (MIA) - Një komitet i kongresit amerikan i themeluar nga republikanët kanë lëshuar thirrje zyrtare që kërkojnë marrjen e emaileve të ish Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, pasi ajo e ka përdorur emailin privat gjatë kohës sa ishte sekretare shtetërore e SHBA-së.

Komiteti për sulmin në Bengazi që po e heton sulmin terrorist të vitit 2012 në hapësirën e misionit diplomatik të SHBA-ve gjatë së cilës u vranë katër amerikanë, po kërkon materiale shtesë nga Klintoni dhe të tjerët në lidhje me hetimin.

Paneli gjithashtu ka kërkuar nga kompanitë teknologjike që të ruajnë çfarëdo dokumenti relevant që e kanë në posedim.

Demokratët e kanë kritikuar këtë kërkesë, duke e quajtur si një përpjekje të dëshpëruar për t'ia dëmtuar Hillary Klintonit mundësitë që të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2016.

"Dua që njerëzit t'i shohin mesazhet e mia", shkroi Klinton në Tuiter.

Mirëpo kritikët e Klintonit thonë se asaj i kërkohet ligjërisht të dorëzojë të gjitha emailet e saj te komitetit hetues për rishikim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail