Stoltenberg: Dërgimi i ushtarëve të NATO-s në Ukrainë nuk është në rend dite

Helsinki, 5 mars 2015 (MIA) - Dërgimi i ushtrisë së NATO-s në Ukrainë për momentin nuk është në rend dite, deklaroi për televizionin finlandez MTV3 sekretari i përgjithshëm i organizatës, Jens Stoltenberg, i cili prej dje ndodhet për vizitë dyditore në Finlandë, njofton TASS.

"Dërgimi i ushtrisë së NATO-s në Ukrainë nuk është në rend dite. Ne i ofrojmë Ukrainës ndihmë serioze politike dhe praktike. E mbështesim sovranitetin e saj dhe procesin paqësor, plotësimin e marrëveshjes së Minskut si dhe ndihmën e reformimit dhe modernizimit të forcave të armatosura të Ukrainës me qëllim të rritjes së aftësisë mbrojtëse në vend", deklaroi Stoltenberg.

Çdo vend anëtar i Aleancës vetë duhet të vendosë nëse do t'i dorëzojë armë Ukrainës, theksoi ai. "Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Por, për dorëzimin e armëve duhet të vendosë vetë çdo vend anëtar", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Situata me armëpushimin në Ukrainë është "shumë e brishtë", por si tërësi regjimi për ndërprerjen e zjarrit respektohet, konstatoi Stoltenberg, duke shtuar se duhet të bëhet gjithçka, për çfarë ekziston kapacitet, që të arrihet zgjidhje e qetë politike për konfliktin dhe bazë për armëpushimin e përhershëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail