KB: Vitin e kaluar numri më i madh i civilëve palestinezë të vrarë që nga viti 1967

Jerusalem, 27 mars 2015 (MIA) - Numri i civilëve palestinezë të vrarë në përleshjet me Izraelin në vitin 2014 është më i madhi që pas luftës gjashtëditore në qershor të vitit 1967, raporton KB-ja.

Sipas KB-së, më së shumti janë vrarë në operacionin e ushtrisë izraelite në vitin 2014 në Rripin e Gazës, thuhet në raportin nga Zyra për koordinimin e aktiviteteve humanitare të KB-së.

Në këtë operacion janë vrarë mbi 1.500 civilë, janë plagos 11.000 njerëz, ndërsa 100 mijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, njerëz që në fund të vitit të kaluar ishin ende të pastrehë.

Në Rripin e Gazës janë vrarë gjithsej 2.220 palestinezë së bashku me ata që kanë luftuar. Në mesin e viktimave ka 550 fëmijë, shkruan në dokument. Në anën izraelite janë vrarë 73 njerëz, prej të cilëve 67 ushtarë.

Në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem vitin e kaluar janë vrarë 58 njerëz dhe plagosur 6.028 palestinezë. Viktimat izraelite janë 12.

Numri i palestinezëve të dërguar në burg është rritur për 24 për qind - nga 5.258 mesatarisht në një muaj.

Gjithsej 1.215 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor kanë mbetur të pastrehë pasi atyre u janë shkatërruar shtëpitë nga autoritetet izraelite - numri më i lartë që nga viti 2008 kur Zyra e Kombeve të Bashkuara filloi të mbajë statistikë.

Gjithsej rreth katër milion palestinezë janë nën regjimin e pushtimit ushtarak të Izraelit, thuhet në raport.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail