Aeroplani diellor në rrugë rreth botës ateroi në Kinë

Pekin, 31 mars 2015 (MIA) - Aeroplani revolucionar diellor "solar impuls 2", i cili në rrugën e tij rreth botës të hënës fluturoi nga Mianmari, sot me sukses fluturoi dhe pas 20 orësh ateroi në Çongkind në Kinën Qendrore.

Nga Çongking e vazhdoi fluturimin drejt qytetit lindor kinez Nanking, prej ku do të niset në rrugën për në Havai.

Udhëtimi është ngritur me qëllim që të promovohet përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Me aeroplanin, krahët e të cilit janë të pajisura me mbi 17 mijë qeli diellore, drejtojnë dy pilotë zviceranë Bertrand Pikard dhe Andre Borshberg. Ata mundohen të jenë të parët, të cilët e kanë shëtitur botën me aeroplan, duke shfrytëzuar vetëm energji diellore.

Aeroplani diellor, udhëtimin e tij e filloi më 9 mars nga Abu Dabi dhe kishte katër ndalesa, para arritjes në Kinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail