Xhihadistët kanë vrarë 30 civilë në një fshat në Sirinë qendrore

Damask, 31 mars 2015 (MIA) - Në një sulm mbi fshatin Mabujeh, në provincën qendrore siriane Hama, i cili është nën kontroll të forcave qeveritare, xhihadistët e Shtetit Islamik (SHI) kanë vrarë të paktën 30 civilë, mes të cilëve edhe dy fëmijë, kumtoi drejtori i Qendrës siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Sipas tij, këtyre civilëve SHI ua ka vënë flakën, ua ka prerë kokat ose ka gjuajtur me plumba në to, transmetojnë mediat amerikane.

Televizioni shtetëror sirian informon se forcat qeveritare e kanë bllokuar sulmin terrorist ndaj fshatit,  por megjithatë nuk citoi  të dhëna për kurrfarë humbjeje.

Në fshatin Mabujeh kryesisht jetojnë myslimanë sunit, si dhe pakicë e grupeve religjioze alavitë dhe ismailisë, të cilët janë degë të myslimanëve shiitë.

SHI rregullisht i sulmon anëtarët e pakicave të religjioneve, veçanërisht shiitët, të cilët i akuzon për braktisje nga religjioni, si dhe sunitët për të cilët do të konfirmojë se e kanë shkelur interpretimin e religjionit të tyre.

Mabujec gjendet në afërsi të rrugës kryesore në Qeverinë e Asadit, sepse paraqet lidhje të vetme me provincat qendrore Homs dhe Alepo veriore, ndërsa militantët islamik shumë herë deri tani janë munduar për ta shkëputin.

Kah fundi i muajit mars, grupi ekstremist ka vrarë 83 ushtarë qeveritar në përpjekje ta ndërmarrin kontrollin ndaj rrugës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail