Vang: Është arritur përparim i rëndësishëm në negociata

Pekin, 1 prill, 2015 (MIA) - Ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji deklaroi se është arritur përparim i rëndësishëm për çështjet kyçe në negociatat rreth  programit bërthamor iranian, kumtoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Vang deklaroi se qëndrimet e të gjitha palëve në negociata janë afruar dhe ai u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve t'i marin parasysh interesat e rëndësishme të të gjithëve.

Bisedat e Iranit me gjashtëshen ndërkombëtare negocuese (pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë dhe Gjermania) për programin bërthamor iranian do të vazhdojnë edhe sot, prej se shefat e diplomacive të Iranit dhe Rusisë mbrëmë kumtuan se është arritur përparim, ndërsa SHBA-ja përmend se ende nuk janë dakorduar të gjitha çështjet.

Paraprakisht afati i konfirmuar për arritje të marrëveshjes skadoi në mesnatë, ndërsa në negociata ende nuk janë dakorduar disa detaje kyçe, siç është ndërprerja e sanksioneve të KB-së ndaj Iranit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Muhamed Xhavad Zarif shfaqi shpresë se gjatë ditës do të përfundojnë konturet e marrëveshjes korrnizë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail