Pentagon: Shteti islamik ka hubmur rreth 30 për qind të territorit

Uashington, 14 prill 2015 (MIA) - Pentagoni ka bërë të ditur se grupi ekstremist, Shteti Islamik (SHI), e ka humbur kontrollin ndaj pothuajse 17 mijë kilometrave katrorë në Irak, pas disa muajve të sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe ofensivës së forcave të Irakut.

Zëdhënësi i Pentagonit, Stiv Uarren, deklaroi mbrëmë vonë se linjat e frontit të territorit, që mbahet nën kontroll të militantëve të SHI-së, janë shtyrë mëtutje në jug dhe në perëndim të Irakut.

Sipas tij, forcat e sigurisë së Irakut dhe sulmet ajrore "pa dyshim kanë shkaktuar një lloj të dëmit" ndaj militantëve të Shtetit Islamik dhe se grupi tash "ngadalë po kthehet prapa".

Megjithatë, militantët ende e kanë nën kontroll një territor të gjërë që shtrihet nga perëndimi dhe jugu i rajonit Sinxhar, e deri në Mosul dhe Baixhi.

Mëtutje, koloneli Uarren tha se luftëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, e kanë mbajtur ndikimin e tyre në terren në Siri, meqë derisa kanë humbur territore rreth qytetit Kobani, kanë fituar terren rreth Homsit dhe Damaskut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail