Virusi i ebolës u zbulua tek një liberian i shëruar nga sëmundja para gjashtë muajve

Gjenevë, 15 prill 2015 (MIA) - Gjurmë të virusit të ebolës janë zbuluar në spermën e një burri  nga Liberia, i cili para pothuajse gjashtë muajve ishte shëruar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, kumtoi sot zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tarik Jashareviq.

Ai theksoi se në një studim të vitit 1995 është cekur rasti i një pacinti nga RD e Kongos, në spermën e të cilit janë gjetur gjurmë të virusit të ebolës 82 ditë pas fillimit të infektimit, përderisa në rastin më të ri, gjumë të tilla janë zbuluar së paku gjashtë muaj pas shërimit.

"Duhet të hulumtojmë nëse bëhet fjalë për anomali apo ndërkaq ekzistojnë njerëz tek të cilët gjurmët e virusit mund të mbeten më gjatë kohë", theksoi Jashareviq.

Siç lajmëroi FENA, ai theksoi se tani për tani nuk mund të sillen konkludime nëse sperma e liberianit do të mund të jetë burim për përhapjen e sëmundjes.

Për shkak të dukurive të këtilla, OBSH u rekomandon njerëzve të shëruar nga ebola që të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale apo të përdorin prezervativë.

Nga dukuria e ebolës në Afrikën perëndimore, nga fundi i vitit 2013, nga kjo sëmundje, sipas të dhënave më të reja të OBSH-së të kumtuara dje, vdiqën 10.604 persona, prej të cilëve pothuajse të gjithë në Liberi, Sierra Leone dhe Guine.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail