Komemoracion në Galipol me rastin e 100 vjetorit nga beteja e Çanakalasë

Stamboll, 24 prill 2015 (MIA) - Për të shënuar 100 vjetorin e Betejës së Çanakalasë, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë manifestimesh, ku përpos presidentit të Turqisë, do të marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve dhe krerët e parlamenteve, kryeministra, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga të gjitha pjesë e botës.

Prezencën e tyre në manifestimin e 100 vjetorit të fillimit të një nga betejave më të mëdha të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua në Dardanele, kanë konfirmuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Ligës Arabe, Organizatës së Konferencës Islamike, Unionit Afrikan dhe të tjerët.

Ndër të ftuarit janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni. presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç, president i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ministri kroat i Veteranëve, Predrag Matic Fred, të cilët kanë konfirmuar më parë ardhjen e tyre.

Beteja në Çanakala, e njohur edhe si Beteja e Galipolit, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së Parë Botërore, dhe sipas shumë indikatorëve dhe luftërave në përgjithësi.

Fitorja e Çanakalasë është një ngjarje e rëndësishme, që ka ndryshuar rrjedhën e historisë dhe një triumf madhështor i arritur kundër mjeteve luftarake të prodhuara me teknologjinë më të sofistikuar të asaj kohe.

Lufta e Çanakalasë është emri i përgjithshëm i betejave të ashpra detare dhe tokësore, që janë bërë gjatë Luftës I Botërore (1915-1916) në Gadishullin e Galipolit, ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Forcave të Antantës.

Në këtë luftë është shkruar epopeja e lavdishme e heroizmit të një kombi.

Trupat armike u përpoqën fillimisht ta kalojnë Ngushticën e Dardaneleve nëpërmjet detit. Por kjo tentativë dështoi dhe ato ndërmorën një ofensivë tokësore për të thyer rezistencën turke.

Megjithatë, falë mbrojtjes heroike të ushtarëve turq, armiqtë pësuan një disfatë akoma më të madhe në tokë.

Përvjetori 100. i Fitores së Çanakalasë po festohet me ceremoni në të katër anët e Turqisë, ndërsa dëshmorët po përkujtohen me lutje.

“Dëshmorët, që kanë rënë në Çanakala për këtë komb dhe atdhe, na kanë lënë një amanet të shenjtë dhe ky amanet do të mbahet mbi supe përjetësisht”, tha kryeministri Davutoglu gjatë fjalimit të tij në ceremoninë kryesore në Çanakala.

Ceremonitë do të vijojnë edhe tek Monumenti i Dëshmorëve në Gadishullin e Galipolit.

Pas paradës së luftanijeve të Forcave Detare dhe shfaqjes ajrore të avionëve gjuajtës të Forcave Ajrore të Turqisë, pjesëmarrësit në ceremoni do të vizitojnë Varrezat e Dëshmorëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail