Samiti i ASEAN është shpallur për kthesë historike në rajonin e Azisë juglindore

Kuala Lumpur, 27 prill 2015 (MIA) - Kryeministri i Malajzisë Naxhib Razak, sot, në hapjen e Samitit të 26-të të grupacionit ASEAN, vlerësoi se punohet për tubim historik në Kuala Lumpur, sepse do të dakordohen përmbajtjet e veprimit të Bashkësisë Ekonomike të ASEAN dhe korrnizat sipas të cilave ky rajon në Azinë juglindore do të bëhet vend i përshtatshëm për jetesë të mbi 600 milionë banorëve të rajonit.

Me promovimin e Bashkësisë ekonomike të ASEAN, ky rajon do të sigurojë zhvillim ekonomik, i cili nga 2.600 miliardë të tanishme në vitin 2025 do të realizojë bruto prodhim të tërësishëm prej mbi 10.000 miliardë dollarë, barazi gjinore dhe arsimim të mjaftueshëm për të gjithë banorët.

Në Samitin vjetor të ASEAN, që e përbëjnë Malajzia, Indonezia, Brunei, Singapori, Filipinet, Vietnami, Mjanmari, Laosi, Tajlanda dhe Kamboxha, marrin pjesë të gjithë dhjetë shefat e shteteve ose qeverive. Ata, mes tjerash, duhet t'i nënshkruajnë edhe deklaratat për formimin e Asamblesë inter-parlamentare të grupacionit dhe trup i veçantë për mundësimin dhe nxitjen e arsimimit te të rinjtë nga ky rajon, pa kufizim me hapësirat e tanishme shtetërore.

Pritet edhe kumtesë e veçantë për bashkëpunimin e dakorduar në luftën për ndalim të kërcënimeve nga terrorizmi, aktuale edhe në këtë rajon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail