Milicitë shiite irakiane po përgatiten për ofensivë në Ramadi

Bagdad, 18 maj 2015 (MIA) - Formacionet paraushtarake shiite të cilat po luftojnë në anën e forcave qeveritare irakiane kundër grupeve kryengritëse sunite, sot paralajmëruan se po përgatiten për ofensivë për largimin e xhihadistëve nga Shteti islamik nga qyteti Ramadi.

SHI natën e kaluar vendosi kontroll të plotë ndaj qytetit Ramadi, duke u shkaktuar, siç kumtoi, humbje të madhe forcave irakiane të sigurisë edhe përkundër sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar, të kryesuar nga SHBA-ja.

Gjatë luftimeve të ashpra për kontrollin ndaj qytetit Ramadi gjatë disa ditëve të kaluara, sipas zëdhënësit të guvernatorit të provincës Anbar, Muhanah Hajmur, jetën e humbën rreth 500 persona, mes të cilëve ka civilë dhe ushtarë irakianë.

Përfaqësuesi i grupit paraushtarak shiit irakian Hashid Shaabi, Ali al Sarai kumtoi se morën insktruksione për mobilizim të luftëtarëve të vet, por refuzoi të japë më shumë hollësi për shkak të arsyeve të sigurisë.

"Hashid mori urdhër për mobilizim dhe atë me siguri do të ndodhë", shtoi Sarai.

Një tjetër përfaqësues i Hashid Shaabi, Jusef al Kalibi deklaroi se milicitë shiite së bashku me forcat qeveritare po përgatisin plane për ofensivë në Ramadi.

"Armiku barbar do të shkatërrohet", deklaroi Kalibi, duke shtuar se u janë përgjigjur thirrjes së liderit shiit fetar, ajatollahu i madh Ali al Sistini të kyçen në luftën kundër SHI-së.

Sipas zëdhënësit Hajmur, Ramadin e kanë braktisur 8.000 banorë. që është vala e parë më e madhe e refugjatëve pas ekzodut në prill, kur sipas burimeve zyrtare, qyteti dhe fshatrat përeth, për shkak të luftimeve të ashpra e braktisën madje 114.000 persona.

Nëpër rrugët e qytetit, i cili është kryeqendër e provincës Anbar, mund të vëreheshin numër i madh i kufomave, ndërsa sipas autoriteteve lokale, SHI ka kryer vrasje masive ndaj ushtarëve irakianë dhe civilëve lokal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail