Vaksina kubaneze e shndërron kancerin në sëmundje kronike

Havanë, 22 maj 2015 MIA) - Vaksina kubaneze kundër kancerit në mushkëri e transformon kancerin në sëmundje kronike dhe i mban në jetë pacientët të cilët rregullisht e pranojnë, pohon imunologu kubanez Pedro Kamilo Rodriges.

Rodriges, i cili është udhëheqës i ekipit që e ka krijuar vaksinën terapeutike "Simavaks EGF", në një intervistë për gazetën serbe "Nashe novine", sqaron si vepron ajo dhe te cilët pacientë është më efikase.

"Ekzistojnë kritere të qarta për të cilat caktohet pacienti te i cili ndikon vaksina, ndërsa rezultatet tregojnë se numri i madh i personave të sëmurë pas marrjes, jetojnë më gjatë prej pesë viteve që pa 'Simavaks' do të ishte e paparamenduar", thekson Rodriges.

"Simavaks EGF" dedikohet për pacientë të cilët kanë kancer jomikrocelular në mushkëri pas tejkalimit të fazës së tretë B ose fazës së katërt, sqaroi Rodriges, duke shtuar se rezultatet më të reja tregojnë se vaksina ka efekt më të mirë te pacientët me nivel të rritur të EGF-së, gjegjësisht faktorin e rritjes i cili shkakton metastazë.

"Të mos keqkuptohemi, qëllimi i saj nuk është që ta shërojë të sëmurin i cili ka kancer në mushkëri në stadiumin e vonshëm, por t'i mundësojë atij të vazhdojë të jetojë me sëmundjen. Më saktësisht, vaksina e ngadalëson dhe e ndërpret përparimin e metastazave në organet tjera. Me vetë këtë, rritet mbijetesa dhe cilësia e jetës", thekson mjeku kubanez.

Rodriges sqaron se "Simavaks EGF" e transformon kancerin në sëmundje kronike, siç janë hipertensioni dhe diabeti, ndërsa pacientët në këtë rast rregullisht e marrin vaksinën e cila i mban në jetë, si insulina te personat me diabet.

Kur bëhet fjalë për kundërindikacione të mundshme, mjeku kubanez thekson se vaksina "Simavaks EGF" është e sigurt dhe si të tillë e ka regjistruar agjencia kubaneze për ilaçe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail