Pjesëtarë të sigurimit tl aeroportit të Vjenës të akuzuar për tregti me njerëz

Vjenë, 26 maj 2015 (MIA) - Pjesëtarë të sigurimit të aeroportit në Vjenë janë akuzuar se kanë organizuar udhëtime të imigrantëve ilegal në aeroplanë për në SHBA dhe Britani të Madhe, kumtoi prokuroria austriake.

Në këtë mënyrë janë transferuar të paktën 11 persona, të cilët nuk iu kanë nënshtruar kontrollimit të policisë kufitare dhe të cilët kanë marrë biletë të vërtetë aeroplani, shkruan gazeta "Kurir".

Dy nga pjesëtarët e sigurimit me origjinë nga Sri Lanka janë në paraburgim, dhe kryhet hetim kundër gjithsej 13 personave, deklaroi zëdhënësi i prokurorisë.

Ata kanë punuar për firmën, e ndërlidhur me kompaninë ajrore austriake "Austrian derlajns". Të dyshuarit kanë blerë bileta përmes miqve, ndërsa pastaj u'a kanë dhënë "klientëve" dhe i kanë futur në zonën e udhëtimit pëmers hyrjes zyrtare.

Shumica e imigrantëve ilegal kanë qenë nga Sri Lanka. Për shërbimin të dyshuarit kanë marrë nga shtatë deri nëntë mijë euro për udhëtar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail