Rusia: PE-ja ka filluar gjah të shtrigaveMoskë, 3 qershor 2015 (MIA) - Rusia sot e akuzoi Parlamentin Evropian për "gjah të shtrigave" për shkak të vendimit të kryetarit Martin Shulc që ta kufizojë qasjen e deputetit rus Vlladimir Çizhov.
"Filloi gjahu i shtrigave. Kemi ndjenjë se burokracia evropiane ndonjëherë kthehet në kohën e Inkuizicionit të shenjtë. Ndërsa, pastaj çka do të vijojë? Vallë a do të ketë gjykata kishtare për diplimatët rus? A do të digjen gjallë në Bruksel? shkruajti në Fejsbuk zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dumën shtetërore ruse Konstantin Kosaçov apelon që Rusia të përgjigjet në "vendimet represive" të Bashkimit Evropian me masa simetrike ose asimetrike.
Shulc dje publikoi se PE-ja ka vendosur ta kufizojë qasjen e lirë në Parlament të deputetit rus edhe të një përfaqësuesi rus, identiteti i të cilit nuk tregohet. Masa është përgjigje e ndalesës për hyrje në Rusi të 89 qytetarëve evropian, të cilët e kanë kritikuar politikën e Moskës.
|