Merkel: Akoma besojmë në solidaritetin në nivel evropian dhe përgjegjësinë në nivel nacional

Bruksel, 7 korrik 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se pas "Jo"-së të referendumit grek për ofertën e kreditorëve ndërkombëtarë për kushtet e vazhdimit të ndihmës financiare, Eurozona akoma beson në marrëveshjen me Greqinë për të mbetur në këtë vend të Evropës së Jugut në kuadër të vendeve të cilat e përdorin euron si valutë nacionale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Gjatë arritjes në Samitin e sotëm të Eurozonës, Merkel potencoi se akoma në Bashkimin Evropian besohet në solidaritet në nivelin evropian por edhe në përgjegjësi në nivelin nacional.

"Pas skadimit të programit të dytë për ndihmë dhe "Jo-ja" e qartë e referendumit në Greqi, edhe më tej nuk ka mbështetje për negociatat për programin në kuadër të Mekanizmit Evropian për Stabilitet (MES). Edhe më tej besojmë në solidaritetin në nivel evropian dhe përgjegjësi në nivel nacional dhe këto dy gjera nuk mund të ndahen. Me fjalë të tjera, pa solidaritet, nuk ka mundësi për ndihmë. Pa solidaritet dhe reforma, nuk mund të shkojmë atje ku dëshirojmë. Tani do të diskutojmë për hapat e ardhshëm, por nuk do ta fitojmë pasqyrën përfundimtare", theksoi Merkel.

Duke e pasur parasysh atë se për nesër, minsitri i ri grek i Financave, Evklit Cakalotos pritet ta prezentojë raundin e ri të Greqisë për zgjidhjen e marrëdhënieve të ngujuara midis vendit të tij dhe kreditorëve ndërkombëtarë, zonja e parë e politikës gjermane paralajmëroi se gjithnjë e më shumë mungon kohë për marrëveshje.

"Nuk janë në pyetje javë, por ditë. Do të shohim se çfarë do të na thotë kryeministri grek", theksoi Merkel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail