Obama: Britania duhet të qëndrojë në BE

Londër, 24 korrik 2015 (MIA) - "Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian në mënyrë që të vazhdojë të ketë ndikim në skenën botërore", deklaroi presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti amerikan e vlerësoi së tepërmi rolin e Britanisë së Madhe jo vetëm në Bashkimin Europian, por edhe më gjerë, duke e cilësuar atë si një nga partnerët më të mirë të SHBA-së.

"Qëndrimi i Britanisë së Madhe në BE na jep më shumë besim në lidhje me fuqinë e bashkimit transatlantik. Britania është një nga partnerët më të rëndësishëm të Amerikës në lidhje me gatishmërinë e saj përtej interesave vetjake", theksoi Obama.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian e ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për ta bërë botën më të sigurt dhe të begatë.

Obama vlerësoi edhe punën e bërë deri tani nga qeveria "Kameron" për respektimin e objektivave të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes. Ndërsa mohoi të ketë ushtruar presion mbi Kameron për të përmbushur këtë objektiv. Megjithatë, ai tha se nuk kishte një “bisedë të ndershme” midis dy liderëve.

Ndërkohë, ai pranoi se dështimi për të kaluar ligjin mbi sigurinë e armëve në mënyrë konsensuale ishte një zhgënjim i madh për të. "Që prej 11 shtatorit të 2001 nuk janë vrarë më shumë se 100 amerikanë nga terrorizmi, por nga luftimet e armatosura janë vrarë me dhjetëra mijëra dhe mos zgjidhja e kësaj çështje është tepër shqetësuese", theksoi Obama.

Presidenti amerikan foli për BBC-në nga Shtëpia e Bardhë, para nisjes për në Kenia, ku do të zhvillojë një turne të shkurtër në Afrikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail