Orban: Kufitarët hungarez nuk do të qëllojnë ndaj imigrantëve ilegal

Vjenë, 7 shtator 2015 (MIA) -  Hungaria nuk do të qëllojë ndaj migrantëve të cilët mundohen ta kalojnë përmes rrethojës së re në kufirin e saj jugor dhe është e gatshme për negociata për kuotat evropiane për pranim të refugjatëve, prejse do të përfundojë vendosja e rrethojës, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në intervistë, të publikuar sot nga radiotelevizioni  shtetëror ORF, Orban sërish e shprehu qëndrimin e tij se migrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia të cilët kalojnë nëpër Hungari nuk ikin nga varfëria  dhe ato nuk janë refugjatë të vërtetë, të cilëve u nevojitet azil.

"Ne e mbrojmë Evropën sipas rregullave evropiane, sipas të cilave kufijtë munden të kalohen vetëm në vende të caktuara në mënyrë të kontrolluar dhe me regjistrim", tha Orban.

Në pyetjen nëse ushtarëve të kufijve do t'u urdhërohet të qëllojnë ai u përgjigj: "Jo ajo nuk është e nevojshme, sepse do të ketë rrethojë, përmes të cilës nuk do të munden të kalojnë. Megjithatë secili që do të vendosë ta kalojë rrethojën  do të arrestohen dhe do të nxiret para gjykatës. Përdorimi i armëve nuk do të nevojitet".

"Përderisa kufiri i jashtëm i Evropës nuk është i bllokuar, nuk kemi çka të flasim për kuota. Kur ta mbyllim kufirin e jashtëm  dhe ta ndalojmë migrimin ilegal, mund të flasim për ndonjë zgjidhje", u përgjigj Orban  në pyetjen nëse do ta pranonte propozimin  e Komisionit Evropian për sjellje të sistemit të kuotave për shpërndarje të migrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail