UNHCR bëri thirrje për harmonizim të politikës për azil në vendet e BE-së

Gjenevë, 9 shtator 2015 (MIA) - Pritet të paktën 850 mijë persona ta kalojnë Mesdheun, duke kërkuar strehim në Evropë edhe vitin e ardhshëm, vlerëson Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR), i cili bëri thirrje për harmonizim të politikës për azil në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të refugjatëve, të cilët arrijnë në Evropë.

Qindra refugjatë i kanë humbur jetët e tyre në det, pasi ishin të detyruar nga Siria të nisen në rrugë për shkak të luftimeve intensive, të cilat aty po zhvillohen dhe për shkak të përkeqësimit të kushteve për refugjatë në vendet rreth Sirisë, për arsye të deficitit të financimit të programeve humanitare, thekson UNHCR-ja.

Në vitin 2015, UNHCR-ja parashikoi rreth 400 mijë refugjatë, të cilët do të kërkojnë mbrojtje në Evropë, pasi e kanë kaluar Mesdheun, ndërsa për vitin e ardhshëm ky numnër do të mund të arrijë mbi 450 mijë.

Zëdhënësi i UNHCR-së Uiliam Spindler theksoi se parashikimet për këtë vit janë afër plotësimit me 366 mijë, të cilët veçmë kanë arritur, ndërsa numri i përgjithshëm do të varet nga ajo nëse do të zvogëlohet vala e refugjatëve me ardhjen e motit të ftohtë, për të cilin shkak Deti Mesdhe do të jetë më i rrezikshëm për udhëtim.

Komisari i lartë për refugjatë Antonio Guteresh bëri thirrje për adaptim të mundësive ligjore që refugjatët të arrijnë në Evropë, siç janë rritja e numrit të vizave hyrëse dhe mënyrat që ata njerëz të lidhen me familjet e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail