Kameramanja hungareze është larguar nga puna për shtyrje të qëllimshme të refugjatëve në kufi (video)

Budapest, 9 shtator 2015 (MIA) - Hungarezja Petra Laslo, e cila ka punuar si kameramane për televizionin lokal N1RV, u largua nga puna, pasi doli në dritë sjellja e saj ndaj refugjatëve sirianë në rajonin kufitar drejt Serbisë, ku është dërguar të bëjë reportazh.

Një kameraman gjerman e ka incizuar hungarezen si shtyn dhe me qëllim ka penguar një refugjat, i cili në duar ka mbajtur fëmijë.

Bëhet fjalë për babë e bir, të cilët kanë qenë pjesë nga turma prej 1.500 persona, të cilët kanë pritur dhjetëra orë në një vend pranë kufirit që të regjistrohen, e pastaj janë transferuar në ndonjë kamp të mbledhjes.

Pa përdorim të forcës më të madhe, policia e ka ndaluar turmën, por në këtë punë aktivisht është kyçur edhe kameramanja Laslo, e cila duke mos ditur si të ndihmojë që t'i ndalojë njerëzit të hyjnë në vendin e saj, filloi të shtyjë disa prej tyre të cilët kanë vrapuar afër saj, pastaj e ka penguar sirianin i cili ka vrapuar me të tjerët, duke mbajtur djalin e tij të vogël.

Të dy janë rrëzuar në tokë dhe në atë incident kanë kaluar pa lëndime, por sjellja e hungarezes është "kushtëzuar" nga një koleg i saj gjerman, i cili skenën e ka vendosur në internet, duke shkaktuar reagime të mëdha dhe revolt te ata të cilët ashpër e dënojnë veprimin e autoriteteve hungareze ndaj refugjatëve sirianë.

Kompania televizive N1TV është pronë e partisë ekstreme djathtiste antimigruese Jobik, por udhëheqësia e TV stacionit nuk ka mundur të mos reagojë në veprimin ashpër dhe johuman të kamermanes së tyre, dhe vendosi ta dënojë dhe ta largojë nga puna.

Incizimin sot e emitojnë edhe kompanitë e mëdha televizive nëpër botë, duke e dënuar Qeverinë e kryeministrit Viktor Orban për politikën e tyre antimigruese dhe trajtimin e ashpër ndaj refugjatëve të cilët nuk dëshirojnë të mbeten dhe të vendosen në Hungari.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail