Peskov refuzoi të komentojë nëse trupat ruse marrin pjesë në luftërat në Siri

Moskë, 10 shtator 2015 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot refuzoi të komentojë nëse ushtarët rus marrin pjesë në luftërat në Siri, pasi burimet libaneze deklaruan se forcat ruse janë të angazhuar në operacionet e territorit sirian.

"Kërcënimin të cilin e paraqet Shteti Islamik (SHI) është i dukshëm...Forca e vetme e cila është e aftë të kundërshtohet  në atë është ushtria siriane", theksoi Peskov duke e përsëritur qëndrimin e Moskës zyrtare se aleati i tij, presidenti sirian Bashar al Asad, duhet të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër grupit xhihadist.

Ai shtoi se presidenti rus Vlladimir Putin do të flasë për Sirinë dhe SHI në fjalimin e tij  para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së  kah fundi i këtij muaji në Nju-Jork.

Mediat perëndimore duke i'u referuar "tre burimeve libaneze të cilat janë të njohura me situatën politike dhe luftarake në Siri", citojnë se "forcat ruse kanë filluar të marrin pjesë në operacionet luftarake si përkrahje të ushtrisë siriane".

Ministria ruse e Punëve të Jashtme dje kumtoi se Rusia i dërgon taktikë ushtarake Sirisë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe mundet, përderisa është e nevojshme, të shqyrtojë edhe ndihmë plotësuese për Damaskun në luftën kundër terrorizmit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail