Kriza e refugjatëve mund të jetë sfida më e madhe në historinë e BE-së

Pragë, 11 shtator 2015 (MIA) - Deri tani fluksi i paparë e refugjatëve në vendet e Bashkimit Evropian (BE) mund të bëhet sfida më e madhe për BE-në, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Ualter Shtajnmajer, lajmëroi Tanjug.

"Kriza  më e madhe evropiane e refugjatëve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore mund të jetë sfida më e madhe për BE-në në historinë e saj", tha Shtajnmajer.

Ministri gjerman bëri thirrje për solidaritet sepse Berlini gjatë uikendit pret 40.000 refugjatë të rinj nga jugu i kontinentit, transmetojnë mediat franceze.

Shtajnmjaer ndodhet në Pragë në biseda me vendet evropiane lindore të cilat i refuzuan kuotat e refugjatëve edhe krahas paralajmërimeve të Gjermanisë për sfidën më të madhe  për BE-në dhe xhirimet shqetësuese për refugjatët në Hungari.

Shtajnmaer në Pragë u takua me homologët e tij nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia dhe nuk arriti t'i bindë ta pranojnë planin e BE-së për shpërndarjen e 160.000 refugjatëve mbarë kontinentit.

"Homologëve të vet u tha se duhet të dakordohen  për mekanizëm të drejtë të risistemimit të refugjatëve, të cilët edhe më tutje arrijnë", tha Shtajnmajer në konferencën për shtyp pas mbledhjes.

Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia ashpër kundërshtohen në kuotat e obligueshme të risistemimit të refugjatëve të cilët janë kushtëzuar me fluksin e madh të refugjatëve në Evropë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail