Arabia Saudite ka ofruar ndërtimin e 200 xhamive në Gjermani

Berlin, 11 shtator 2015 (MIA) - Njëra nga gazetat gjermane më me ndikim "Frankufurter  Algemajnev Cajtung" (FAC) në analizën e saj për arsyet  pse vendet më të pasura arabe nuk pranojnë refugjatë nga Siria citon se mes arsyeve të tjera  në pyetje është edhe frika nga hapja e debatit për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Sipas gazetës, e cila transmeton lajm të gazetës libaneze "Al Dijar", Arabia Saudite, vend i  pasur nuk dëshiron të pranojë  në territorin e saj viktima të luftërave të Lindjes së Afërt por është e gatshme të ndërtojë xhami për ato në tokën evropiane. Në informatën vërtetohet se për refugjatët e Sirisë dhe Irakut të cilët arrijnë në Evropë, Arabia Saudite ka ofruar të ndërtojë 200 xhami vetëm në Gjermani.

Sipas gazetës Al Hajat deri tani në vendin e gjirit të pasur nga fillimi i luftës në Siri pothuajse para pesë viteve strehim kanë gjetur mbi 500 mijë sirianë, por ato në vend nuk kanë status të refugjatëve por të punëtorëve. Vetëm në Turqi, Liban dhe Jordan në katër vitet e fundit janë strehuar mbi 3 milionë refugjatë nga Siria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail