Përreth Evropës tubime pro dhe kundër refugjatëve

Londër, 12 shtator 2015 (MIA) - Dhjetëra mijë njerëz do të dalin sot në rrugët e qyteteve evropiane, me qëllim me "Ditën e aksionit" të shprehin solidaritet me refugjatët, derisa njëkohësisht janë paralajmëruar edhe shumë protestat antimigruese.

Vetëm në Londër, rreth 90.000 persona paralajmëruan se do të marrin pjesë në tubimin për përkrahje të refugjatëve, përderisa ngjarje të ngjashme janë parashikuar edhe në Berlin, Vjenë dhe Lisbonë.

Koha është të flasim kundër kufijve vdekjeprurës të ngritur në emrin tonë. Duam ta tregojmë,  së bashku me mijëra të tjerë përreth Evropës, solidaritetin tonë me ato të cilët ikin nga lufta, dhuna dhe  shkatërrimi. Duam t'u porositim të gjithë refugjatëve "Jeni të mirë se ardhur", shkruajtën organizatorët  në thirrje të protestës, të shpallur në faqen e Facebook-ut "Dita evropiane e aksionit për refugjatët".

Tubimi do të fillojë në Hajd park, ndërsa pastaj do të vazhdojë drejt rezidencës së kryeministrit britanik Dejvid Kameron. Tubime të tilla janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera britanike, por edhe në Lisbonë, Berlin, Vjenë, Athinë, Nicë, Lion dhe të tjera.

Në Venecia mbrëmë rreth 1000 demonstrues morën pjesë në tubimin për solidaritet me refugjatët në ngjarjen e quajtur "Demonstratë e këmbëzbathurve". Në tubim morën pjesë  shumë të huaj, si dhe politikanët majtistë dhe liderët e sindikatave, të cilët kanë mbajtur parulla me mbishkrimet si "Nuk ka invazion, të gjithë jemi qytetarë të botës" dhe "Mirë se vini refugjatë".

"Mitingu i këmbëzbathurve" është protestë e menduar nga një grup i artistëve në Venecia, por ishte pranuar edhe në qytete të tjera italiane.

Në Romë po ashtu demonstruan rreth 1.000 njerëz. Në paradë morën pjesë refugjatë, si dhe vullnetarë nga organizatat si "Shpëtoni fëmijët" dhe "Amnesti interneshënall".

Qindra njerëz ecnin këmbëzbathur edhe në Napoli, ndërsa në Palermo demonstratat u mbajtën të enjten në mbrëmje. Mbi 3.000 njerëz marshuan në kortezh  në kryeqytetin e Sicilisë, ndërsa komuna ka ngritur  dy mure të mëdha transparente  në Kuvendin e qytetit me emrat e 23.000 imigrantëve, të cilët kanë humbur jetën në vitet e fundit, në përpjekje të vijnë në Evropë.

Njëkohësisht, sot tubime antimigruese janë paralajmëruar në disa qytete të Evropës Lindore. Në Varshavë do të mbahen dy protesta, njëra në organizim të grupeve joqeveritare për përkrahje të refugjatëve dhe tjetra, në të cilën bënë thirrje partitë djathtiste, kundër imigrantëve.

Dy tubime janë caktuar edhe në Pragë, ku për imigrantët priten rreth 3.000 njerëz, ndërsa kundër tyre rreth 2.000 si dhe në Bratisllavë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail