Munihu me kapacitet të plotë për pranim të refugjatëve

Munih, 13 shtator 2015 (MIA) - Munihu pothuajse tërësisht i ka harxhuar kapacitetet e tij për pranim të refugjatëve, të cilët masovisht arrijnë në Gjermani, paralajmëroi sot policia lokale, një ditë prejse në këtë qytet  në jug të vendit arritën madje 12.200 refugjatë.

"Të shtunën arritën gjithsej 12.200 refugjatë, ndërsa edhe sot i presim në numër të madh. Duke i pasur parasysh shifrat e djeshme, është shumë e qartë se kemi ardhur deri në vetë kufijtë e kapaciteteve tona", deklaroi zëdhënësi i policisë, Simon Hegenvald, transmetoi Tanjug.

Hegenvald shtoi se në stacionin hekurudhor kryesor në Munih në mëngjes veçmë kanë arritur më shumë se 700 persona, ndërsa policia, tani për tani nuk dëshiron të japë vlerësime për atë edhe sa mund të arrijnë deri në fund të ditës.

Autoritetet e Munihut vendosin tenda për banim të refugjatëve, por paralajmërojnë se kapacitetet e tyre për pranim të njerëzve, të cilët, përmes Austrisë arrijnë nga Hungaria janë pothuajse tërësisht të harxhuara. Krahas asaj, autoritetet e kryeqytetit bavarez u bënë thirrje pjesëve të tjera të Gjermanisë t'u ndihmojnë dhe të pranojnë më shumë refugjatë.

"Planifikojmë sot të organizojmë tre kompozime hekurudhore speciale me të cilat refugjatët do të dërgohen në qytete të tjera gjermane", tha Hegenvald.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail