Takim i ministrave të BE-së kushtuar krizës së refugjatëve

Bruksel, 14 shtator 2015 (MIA) - Ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel në një takim të jashtëzakonshëm, kushtuar zgjidhjes së krizës së refugjatëve.

Ministrat do të bisedojnë për planin për pranimin e rreth 160.000 refugjatëve të vendeve të përfshira nga lufta në Lindjen e Afërt dhe Afrikë, të cilin javën e kaluar e prezentoi kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker.

Disa anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore të BE-së tashmë kanë shprehur kundërshtim të ashpër për planin, i cili nënkupton kuota të obligueshme për të gjitha shtetet e BE-së, varësisht kapacitetit të tyre për pranimin e refugjatëve.

Njëkohësisht, me ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, në Bruksel sot do të kryesojnë edhe shefat e diplomacive të BE-së, në kuadër të takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Brendshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail