Danilo Tirk propozon formim të qendrave të mëdha tubimi për refugjatë

Lubljanë, 14 shtator 2015 (MIA) -  Ish presidenti sllo1en Danilo Tirk konsideron se kontestet evropiane për kuotat për migrantë dhe refugjatë janë kontraproduktive dhe propozon të formohen qendra të mëdha tubimi, të cilat do të financohen nga vendet anëtare të BE-së derisa të dakordohen veprimet e mëtutjeshme.

"Në ato qendra do të analizohet se cilët janë njerëzit të cilët kanë arritur në Evropë, përkatësisht kush është refugjat, e kush jo, si dhe kush mund të marrë azil, e kush do të kthehet në vendin e tij", sqaroi Tirk, i cili e ka përkrahjen e Qeverisë sllovene si një nga kandidatët për sekretar të ardhshëm të përgjithshëm të KB-së.

Sipas tij, qendrat e tilla do t'i kushtojnë BE-së më së shumti një miliard euro, ndërsa shqyrtimi i kuotave të obligueshme për sistemim të refugjatëve dhe migrantëve "është i gabuar dhe kontraproduktiv", sepse i përçan vendet anëtare dhe nuk lejon miratim të politikës së përbashkët migruese evropiane.

"Zgjidhja e vërtetë për problemin e refugjatëve është ndërprerja e luftërave dhe riatdhesim të shumicës ose në pjesë të madhe të refugjatëve", theksoi Tirk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail