Ekonomia gjermane do të shënojë rritje për shkak të refugjatëve

Berlin, 17 shtator, 2015 (MIA) - Ekonomia gjermane do të marrë një nxitje të konsoderueshme për rritje në disa vitet e ardhshme për shkak të qindra mijëra refugjatëve që arrijnë në vend, njoftoi raportuesi i MIA nga Berlini.
 
Analiza ekonomike e "Oxford Ekonomiks" tregon se fluksi i një milion njerëzve në tri vitet e ardhshme do të ndikojë në rritjen e bruto prodhimit të brendshëm të Gjermanisë për 0,6 për qind deri në vitin 2020.
 
Analistët nga Oksfordi besojnë se refugjatët krahas rritjes ekonomike, mund të ndikojnë edhe në reduktimin e kërcënimit nga inflacioni, me çka Qeveria në Berlin mund të mendojë për mënyra të tjera për stimulimin e ekonomisë.
 
Me analiza konfirmohen pretendimet se Gjermania me pranimin e refugjatëve përveç zgjidhjes së krizës humanitare, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ekonominë e saj.
 
Gjermania deri në fund të vitit 2015, sipas zëvendës kancelarit gjerman Sigmar Gabriel mund të pranojë mbi një milion refugjatë, të cilët organizatat humanitare i trajtojnë si viktima të luftërave, ndërsa nga sektori i biznesit shihen si njerëz të rinj dhe energjik, të cilët mund ta përforcojnë ekonominë kombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail