Snouden: Shërbimet speciale të Britanisë së Madhe mund të depërtojnë në smartfonët dhe t'i shfrytëzojnë si mjete për ndjekje

Londër, 6 tetor 2015 (MIA) - Ish-bashkëpunëtori i Agjencisë amerikane për siguri kombëtare (NSA) Eduard Snouden deklaroi se shërbimi britanik i zbulimit Qendra për komunikime qeveritare mund të depërtojë në smartfonët pa dijeninë e pronarëve të tyre dhe t'i shfrytëzojë aparatet si mjete për ndjekje, lajmëroi TASS.

Snouden në një intervistë për Bi-Bi-Si theksoi se Qendra mund të marrë qasje deri te një telefon i caktuar, me ç'rast deri te ai do të dërgojë kumtesë të koduar  dhe ta shfrytëzojë për përgjim dhe incizim.

Sipas tij, Qendra dhe NSA kanë investuar një shumë parash në teknologji, të cilat mundësojnë të depërtohet në smartfonët dhe të menaxhohet me kyçen dhe shkyçjen e tyre, të caktohet lokacioni i atij që e shfrytëzon telefonin, të përgjohet gjithçka që ndodh përreth, madhe edhe kur telefoni është i shkyçur.

"Pasi të marrin qasje deri te telefoni ata mund të shohin cilit i drejtohet personi i caktuar, çka shkruan në porositë tekstuale, çka kërkon në Internet, çfarë vende viziton", deklaroi Snouden.

Ai e shënoi Qendrën britanike për komunikime qeveritare si degë të NSA-së e cila jep teknologji, kryen detyra dhe udhëheq me operacione. Sipas tij, caqet kryesore janë ndjekje të personave të dyshuar për terrorizëm dhe vepra tjera kriminale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail