Rritje të numrit të refugjatëve në Greqi

Gjenevë, 9 tetor, 2015 (MIA) - Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM), ka regjistruar rritje të numrit të refugjatëve, që kanë mbërritur në ishujt grekë javën e kaluar.

Sipas të dhënave të Organizatës, në Greqi në ditë mbërrijnë deri më shtatë mijë persona në krahasim me 4.500 që vinin në fund të muajit të kaluar.

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë, Antonio Guterish nesë do ta vizitojë ishullin Lesbos, një nga pikat kryesore të hyrjes nga deti nga Turqia në Greqi dhe do të bisedojë me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Athinë gjatë ditëve të ardhshme", deklaroi zëdhënësja e tij Melisa Fleming në konferencë shtypi në Gjenevë.

Ajo shtoi se komisari i lartë i KB-ve për refugjatë ka përshëndetur fillimin e programit të BE-së për rishpërndarjen e refugjatëve me personat e parë të cilët kanë udhëtuar sot nga Italia dhe shpreson se rishpërndarja do të fillojë së shpejti dhe për refugjatët në Greqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail