SHBA-ja e zhgënjyer nga zgjedhjet në Bjellorusi

Uashington, 13 tetor 2015 (MIA) - SHBA-ja njoftoi se janë të zhgënjyer nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, duke theksuar se ish republika sovjetike nuk i ka përmbushur obligimet ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte.

Departamenti i shtetit theksoi se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vërejtur "probleme serioze" në zgjedhjet që u mbajtën të dielën, në të cilat mandatin e pestë e fitoi Aleksandar Lukashenko.

"Është qartë se Bjellorusia ka ende rrugë të gjatë drejt përmbushjes së obligimeve të saj demokratike" deklaroi dje shefi i misionit vëzhgues të Organizatës për siguri evropiane dhe bashkëpunim (OSBE) Kent Hasted.

Komisioni qendror zgjedhor njoftoi se presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko (61) fitoi 83,49 për qind nga votat dhe siguroi mandatin e pestë.

Lukashenko për shef shteti është zgjedhur në vitet 1994, 2001, 2006 dhe 2010.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail