"Almaz-Antei" e përgënjeshtron raportin holandez për rënien e aeroplanit malejzian në Ukrainë

Moskë, 13 tetor 2015 (MIA) - Kompania shtetërore ruse për prodhimin e raketave "Almaz-Antei", kumtoi në konferencën për shtyp sot se hetimi i saj i katastrofës me aeroplanin udhëtues malejzian mbi Ukrainën Lindore i përgënjeshtron përfundimet e hetimit holandez.

Rezultatet e hetimit holandez pritet të shpallen sot më vonë. Jan Novikov, udhëheqës i koncernit rus  "Almaz-Antei", nuk saktëson në konferencën për shtyp se çka përmban raporti, si dhe nëse ka pasur mundësi të njoftohet me të.

"Almaz-Antei", konfirmoi përmes eksperimentit, se aeroplani "Boing" është rrëzuar nga vendbanimi Zaroshçenske, deklaroi Novikov.

Republika e vetëshpallur popullore e Donjeckut kumtoi se në ditën e katastrofës Zaroshçenske ka qenë nën kontroll të ushtarëve ukrainas.

Novikov gjithashtu tha, në lidhje me eksperimentin, se aeroplani ndoshta është rrëzuar me raketë, e cila është modifikim më i vjetër, se sa që është supozuar para saj.

Këshilltari i konstruktorit kryesor të "Almaz-Antei", Mihail Malishevski kumtoi se pas analizës së incizimeve të komisionit për hetim  të fatkeqësisë, koncerni ka përfunduar se është shkatërruar jo vetëm kabina e aeroplanit, por edhe krahu me stabilizuesin e majtë, lajmëroi TASS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail