Shojble: Gjermania nuk ka kapacitet për pranimin e më shumë refugjatëve

Berlin, 9 nëntor 2015 (MIA) - Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble vlerëson se vendi i tij i afrohet pikës në të cilën nuk do të mundet të sigurojë vendosje për fluksin e vazhdueshëm të refugjatëve, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

"Duhet të dërgojmë porosi të qartë në botë se jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe të tregojmë se jemi, por mundësit tona janë të kufizuara", deklaroi Shojble në intervistën për kanalin televiziv gjerman ARD.

Njëri nga politikanët më të respektuar gjerman pajtohet me ndalesën për riunifikimin e refugjatëve të cilët do të marrin azil me familjarët e tyre të cilët kanë mbetur në vendin amë.

Riunifikimi i azilantëve është një nga pikat për të cilat ka debat në politikën gjermane dhe në opinionin e gjerë. Para dhjetë ditëve njeriu i parë i "Bashkësisë Bavariane të Komunave" publikoi analizën sipas të cilit derisa çdo azilant gjatë disa viteve të ardhshme mund t'i marrë edhe anëtarët e familjes së vet kjo do të thotë 13-14 milionë njerëz në Gjermani ose bashkërisht me 5,8 milionë të cilët janë veçmë në vend gjithsej 20 milionë banorë me përkatësi fetare islame.

Rritja e numrit të sulmeve ndaj refugjatëve, kthimi i organizatës anti islamike PEDIGA në skenën politike dhe rritja e rejtingut të organizatave ekstreme djathtiste bëjnë presion të fortë edhe ndaj partive kryesore politike gjermane të zhvillojnë politikë më të kujdesshme si politikë me dyer të mbyllura për refugjatë dhe të angazhohen për rregulla më të ashpra për emigrim. Deri në fund të vitit Gjermania do të pranojë rreth 1 milionë refugjatë në territorin e vet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail