Berlini i ulë standardet arsimore për shkak të refugjatëve

Berlin, 9 nëntor 2015 (MIA) - Për shkak të numrit të madh të refugjatëve, Gjermania po mendon t'i ulë standardet në arsim, në mëynrë që t'u ndihmojë azilantëve më lehtë të gjejnë punë dhe të integrohen në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas minsitrit gjerman të Punëve të brendshme, Tomas de Mezier, standardet aktuale që funksionojnë gjatë kohë në shkollat shtetërore duhet të ndryshojnë, pasi që në Gjermani vetëm këtë vit arritën qindra mijë nxënës të rinj, ndërkaq në periudhën në vazhdim pritet vazhdimi i valës së refugjatëve.

Për arsimimin e tyre nevojiten mësimdhënës të rinj dhe klasë tër eja të cilat nuk janë paraparë me standardet e tanishme. për kët. arsye nga pensioni thirren mësimdhënësit pensionistë, ndërsa nga mësimdhënësit aktiv kërkohet të punojnë jashtë orarit, pa marrë me atë rast kompensim, transmetojnë mediumet e specializuara për informim të mësimdhënësve.

Ulja e standardeve arsimroe që praktikisht filloi me sndërrimin e një numri të madh të shkollave dhe fakulteteve në kampe për refugjatë, tani duhet të shkaktojë "improvizim me mendje të shëndoshë" në mënyrë që t'u ndihmohet refugjatëve, konsideron minsitri i brendshëm Mezier, i cili shpreson se ndryshimet nuk do të jenë "ulje e vazhdueshme e standardeve", por se pas punësimit të mësimdhënësve të rinj gjendja do të stabilizohet.

Sipas analizave të autoriteteve gjermane, madje 81 për qind e refugjatëve nuk kanë kurfarë arsimimi apo njohje të zanatit, ndërsa një numër i madh i nxënësve nuk vizitojnë mësim të rregullt në vendet e veta, kështu që misioni për integrimin e tyre pa ulje afatgjate të standardeve në arsim është jashtëzakonisht I vështirë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail