A po e ndryshon Gjermania kursin ndaj pranimit të refugjatëve

Berlin, 11 nëntor 2015 (MIA) - Gjermania do të fillojë deportimin e refugjatëve nga Siria në pajtim me rregullat e BE-së, të cilat parashohin që azilantët të kthehen në vendin e parë-anëtar të BE-së në të cilin kanë hyrë dhe ku do të duhej të kërkojnë azil.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, paralajmërimi i këtillë që erdhi nga ministri gjerman i Punëve të Brendshme Tomas de Mezier, ndërkaq e mbështetur edhe nga ministri i Financave, Volfgang Shojble, është e kundërt me pozitëpn e deritanishme të zyrtares Angela Merkel, që mund të ejtë fillim i njëm krize serioze në partinë më të fuqishme në koalicionin qeveritar gjerman.

Përplasje në Unionin kristiano-demokratik (CDU) të merkelit, e cila kulminoi javëne  kaluar pasi që De Mezier pa konsultim me kolegët e tij urdhëroi aksion të ngjashëm që më vonë u parandalua nga kancelarja, nga kabineti i së cilës vendimi që të limitohen të drejtat e refugjatëve u vlerësua si unilateral.

Vendimi i minsitrit të brendshëm për ndryshim të kursit të Gjermanisë, të cilin ai e mbron me gjoja vendimin qeveritar prej para një muaji, shkaktoi reagime edhe tek partnerët e CDU-së në Qeveri, të cilët aspak nuk ishin të informuar për këtë hap.

Të habitur janë edhe deputetët e partisë së Merkelit të cilët sipas gazetës "Shpigel" për vendimin e De mezierit morën vesh nga interneti gjatë takimit partiak.

Sipas rregullave evropiane, anëtaret e BE-së, refugjatët mund t'i kthejnë në vendin e parë të Unionit në të cilin kanë hyrë dhe ku do të duhej të kërkojnë azil. Gjykata kushtetuese gjermane e përjashtoi Greqinë nga kjo rregullë, për shkak se në atë vend kanë arritur tejet shumë refugjatë, si dhe për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike.

Nëse rregulalt e reja bëhen realitet, atëherë të parët në goditje do të jenë Italia, Spanja, Hungaria dhe kroacia, të cilat janë vendet e para përveç Greqisë, në të cilat hyjnë refugjatët në rrugën drejt Gjermanisë.

Sipas rregullave të BE-së, Unioni formalisht nuk mund të kërkojë kthim të refugjatëve në vendet të cilat nuk janë anëtare të tij, si Maqedonia dhe Serbia.

Analizat thonë se rreth 3 për qind e refugjatëve sirianë do të mund të deportohen nga Gjermania në bazë të rregullës së re. Problem kryesor për zbatimin e saj është fakti që një numër i madh i refugjatëve nuk është regjistruar deri në arritjen në Gjermani.

Hapin e Gjermanisë e para e përsh[ëndeti Austria, minsitrja e brendshme e së cilës, Johana Mikl Lajtner deklaroi se ky është sinjali "që Vjena e ka pritur disa javëve të fundit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail