Gjermania vitin e ardhshëm mund të ketë 14,3 miliardë euro shpenzime për refugjatëtBerlin, 11 nëntor 2015 (MIA) - Është e mundur që Gjermania vitin e ardhshëm të ketë shpenzime prej 14,3 miliardë euro për pranim dhe integrim të refugjatëve, por shteti është i aftë të ndërmerr shpenzime të tilla, parashikon komisioni i përbërë nga ekonomistë gjermanë me ndikim të cilët e këshillojnë Qeverinë gjermane.
Në raportin e pesë ekonomistëve thuhet se midis 5,9 dhe 8,3 miliardë euro për vitin 2015 dhe midis nëntë dhe 14,3 miliardë euro për vitin 2016 - shpenzime të drejtëpërdrejta të institucioneve shtetërore lidhur me refugjatët.
Tani ky trup reagon me kujdes duke paralajmëruar se "integrimi i refugjatëve është investim në të ardhmen i cili sukses nuk është garantuar".
"Suksesi do të varet më së shumti nga përpjekjet për integrim, trajnim dhe kualifikime, nga refugjatët dhe nga institucionet shtetërore", theksojnë ekonomistët.
Sipas tyre, ekonomia gjermane do të ketë rritje prej 1,6 për qind në vitin 2016.
|