Orban: Kriza e refugjatëve është pjesë e komplotit të majtë

Cyrih, 12 nëntor 2015 (MIA) - Vala e refugjatëve që arriti në Evropë nga Lindja e Afërt dhe nga Afrika mund të jetë pjesë e komplotit të majtë që "kontinenti i vjetër" të mbushet me votues të cilët kanë prirje ndaj së majtes, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Mediat britanike njoftojnë se retorika antimigruese dhe ngritja e rrethojës në kufi janë me qëllim që të pengohet hyrja e refugjatëve, të cilët ikin nga luftërat dhe varfëria, Orbanin në Hungari e kanë bërë edhe më të popullarizuar se më parë.

"Nuk jam mjaftë i guximshëm që për këtë të flas publikisht, por nuk mund të lirohem nga përshtypja se pas gjithë kësaj qëndron një plan master", tha Orban  në interbistë për revistën zvicerane, "Veltvohe".

Kryeministri hungarez iu referua edhe në esetë e "të majtëve evropianë dhe demokratëve radikalë amerikanë", të cilët parashikojnë lindje të super-shteteve evropiane, "në dëm të shteteve tradicionale kombëtare".

"Kriza me refugjatë paraqet mundësi. Të gjitha indikacionet dhe përvoja e deritanishme tregojnë në atë se shumica e madhe e këtyre refugjatëve do të votojnë për të majtën kur të bëhen anëtarë të Unionit, ashtu që kjo paraqet eksport të votuesve të ardhshëm të së majtës në Evropë", tha Orban.

Në pyetjen se pse konservativët, si Angela Merkel, për shembull, me mirëseradhje i kanë pranuar refugjatët, Orban tha: "Shumë prej nesh të njëjtën e pyesim vetveten. Gjermania është kyçe. Nëse gjermanët nesër thonë 'plotë jemi, kjo është kjo', fluksi në atë moment do të ndalet".

Orban shtoi edhe se dyshon se duart e Angela Merkelit janë të lidhura për shkak të koalicionit të saj me socialdemokratët.

Vendet nga Bashkimi Evropian janë thellë të ndarë rreth asaj se si të përgjigjen ndaj fluksit befasues dhe masiv të refugjatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail